Kryebashkiaku Velaiaj ka parashikuar shpenzimin e një shume prej rreth 8.8 miliardë lekësh për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik të Tiranës, rreth 1 miliard lekë për rehabilitimin e Parkut Rinia, rreth 4.8 miliardë lekë për landfillin e kryeqytetit e 500 milionë lekë për konsulencën për realizimin e projektit të Teatrit Kombëtar.
Këto janë vetëm një pjesë e shpenzimeve të propozuara nga Veliaj në buxhetin për vitet 2020-2022. Zëdhënësja e PD-së, Zhupa, ka denoncuar këtë projektbuxhet duke thënë se ai parashikon më shumë taksa e tarifa për qytetarët dhe shton shpenzimet për administratën e u jep oligarkëve të Veliajt projekte korruptive e klienteliste.
‘Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.
Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:
- Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.
- Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .
- Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.
- Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
- Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.
- Parashikon rritjen e takses së arsimit!
Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.’ – shkruan Zhupa në Facebook.