Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në fillim të janarit do jenë gati programi ekonomik dhe propozimet për reformën zgjedhore


Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve ka deklaruar se partia që drejton në fillim të janarit do ketë gati propozimet e saj për reformën zgjedhore.

Gjithashtu, Basha ka bërë me dije të tijëve që të përgatiten për zgjedhje të parakohshme si edhe pas bërjes publike edhe të programit ekonomik, duhet që propozimet të konsultohen më gjerë me anëtarësinë dhe qytetarët.

“Në fillim të janarit do të jenë gati. Do të bëhet prezantim publik dhe njëherë do ti behën të ditura të gjitha strukturave të PD dhe qytetarëve. Pas prezantimit, këto propozime do t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë për të marrë mendimin e anëtarësisë dhe qytetarëve edhe përsa i përket aspekteve të tjera të reformës siç është sistemi zgjedhor”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *