Vendosni fjalën kyçe....

Chicago vendi i radhës ku legalizohet marijuana në SHBA


Chicago i shtetit të Illinois në SHBA-së ka vendosur që në 1 janar 2020 të legalizojnë përdorimin e marijuanës, raporton ABC7Chicago.

Në ditën e parë të Vitit të  Ri, do legalizohet marijuana rekreative dhe me këtë ligj të ri, personat e moshës 21 vjeç e lart, banorë ose turistë të Chicagos, do të jenë në gjendje të blejnë ligjërisht deri në 30 gr lule marijuane, 5 gr koncentrat marijuane, ose 500 gr produkte ku është përfshirë THC, siç janë ato që merren përmes ushqimit.

Konsumatorët e kësaj bime pritet të vërshojnë në atë pjesë të vogël dyqanesh, të licensuara për të tregëtuar marijuanën rekreatikve.

Në pjesën veriore të qytetit, një tregtar shiti 250 dollarë bileta, për klientët që dëshronn të ishin të parët në rradhë, kur dyqani i tij të hapte dyert mëngjesin e së mërkurës së ardhshme.

Një tjetër dyqan, Dispensary 33, këtë herë në qendër, do të përdorë një sistem lajmërimi për klientët që do të jenë duke pritur në barin ose restorantin ngjitur.

‘E gjithë lagjja po bashkohet në festë … do të jetë një botë krejt e re për Chicago-n duke filuar nga 1 janari,’, u shpreh Abigail Watkins, menaxhere e një nga dyqaneve që do të ofrojë këtë bimë për përdoruesit e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *