Vendosni fjalën kyçe....

Spahia publikon dokumentin: Qeveria jep shërbim me racion, pezullon operacionet në spitalin e Shkodrës


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, nëpërmjet një dokumenti të publikuar ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e Shkodrës deri në 6 janar 2020.

Pezullohen serish ndërhyrjet kirurgjikale. Ne zbatim te udhëzimeve nga ministria, vijojnë urdhrat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodrës. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe në atë të Obstetrikës, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion për shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP”- thotë Spahia.

Në shkresën e publikuar kërkohet pezullimi i operacioneve për periudhën deri në datën 6 janar.

“Të nderuar, ju njoftojmë që për arsye të mirë menaxhimit dhe mirë planifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për periudhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim vitit 2020 lind nevoja e anulimit të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për periudhën 30 Dhjetor 2019 deri në 06 Janar 2020. Ndërhyrjet kirurgjikale do të realizohen me një planifikim të dytë mbas datës 06 Janar 2020”- thuhet në shkresë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *