Një murator shqiptar, 26 vjeç, është arrestuar nga policia në Milano për trafikim droge.
Në furgonin me të cilin udhëtonte me shpejtësi të madhe e duke bërë zigzag midis makinave që kishte para, u gjetën 60 kilogramë kanabis sativa.
Shqiptari u justifikua për shpejtësinë duke thënë se ishte vonë për në punë, ndërkohë që nuk kishte dijeni as për të zotin e furgonit dhe as për ngarkesën.
Droga ishte në qese me vakuum, gati për tregun milanez.
I riu shpjegoi se kishte njohur një libanez në një bar, i cili i kishte dhënë 500 euro për ta çuar furgonin në Sesto Rondo, pranë stacionit të metrosë, për të marrë punëtorë të tjerë.
Prokuroria e Milanos po heton për të zbuluar furnitorët e drogës.