Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar, ndalohen dy persona plagoset një efektiv policie


Shkëmbim zjarri në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, në Filat të Igumenicës. Në këtë zonë policia greke ka rënë në gjurmë të një grupi prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Teksa u vu në ndjekje të tyre, mësohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Tre prej personave po kalonin në tokën shqiptare në një zonë pyjore.

Në pranga janë venë dy shtetas shqiptarë, 16 dhe 46 vjeçar. Sipas medias greke, ky i fundit ka rezistuar dhe ka lënë të plagosur një efektiv policie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *