Vendosni fjalën kyçe....

E kërkon Barça dhe Real, Napoli drejt shitjes së Ruiz për shumën rekord


Fabian Ruiz mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll.

Pas Real Madridit, që e konsideron 23-vjeçarin një prioritet për merkaton e janarit, në garë për kartonin e mesfushorit të Napolit është futur fuqishëm edhe Barcelona, që kërkon t’i prish punë kundërshtarëve të “urryer” duke i rrëmbyer futbollistin.

Gjithësesi për të arritur te kartoni i lojtarit nuk do të jetë aspak e lehtë as për dy gjigandët spanjollë, pasi presidenti i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis për ta lënë të lirë mesfushorin kërkon jo pak, por shumën e 180 milionë eurove, kështu që “lufta” mes ekipeve në janar pritet të jetë tejet e “nxehtë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *