Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë të famshmit më të paguar nga ‘Instagrami’ për këtë vit


Nuk është surprizë, Cristiano Ronaldo është personi i cili ka fituar më shumë para këtë vit nga ‘Instagram’.

Sipas listës së përpiluar nga Buzzbingo.com Cristiano Ronaldo ka fituar 38.2 milionë pound (ose 47.8 milionë dollarë). Ylli i Juventusit, ka fituar pothuajse 40 milion pound dhe thuhet se mesatarisht merr 780,000 pound për çdo postim të sponsorizuar.

Ronaldo ndiqet nga rivali i tij edhe në fushën e blertë, Lionel Messi, i cili fitoi rreth 18.7 milion pound duke marrë rreth 518,000 për postim.

Pas tij vjen në listë një modele, e cila rrjedhimisht është dhe gruaja më e paguar nga ‘Instagram’ për këtë vit.

Bëhet fjalë për Kendall Jenner, e cila ia ka kaluar motrës së saj Kylie duke fituar titullin e gruas që është paguar më shumë këtë vit nga ‘Instagrami’.

Supermodelja 24 vjeçe, është femra e parë në listë që ka marrë më shumë para nga rrjeti social.

Kendall thuhet se ka fituar rreth 12.7 milion pound gjatë 12 muajve të fundit. Një postim i Kendall mendohet të ketë vlerën e 489,000 pound.

Paratë e Kendall erdhën nga sponsorët duke përfshirë këtu firmën Calvin Klein dhe markën e lëkurës Proactiv, që besohet të kenë sjellë katër herë më shumë të ardhura për të sesa motra e saj e vogël Kylie. Kjo e fundit mbetet pas në tetë vend me fitime prej 3 milion pound nga Instagrami.

Pas Kendall vjen i katërti në listë David Beckham. Siç shkruan ‘Mirror’, ai ka fituar rreth 8.6 milion pound nga ‘Instagrami’, dhe vetëm një postim i tij i sjell rreth 286,000 pound.

Gruaja e dytë me më shumë fitime në listë është këngëtarja Selena Gomez. Ajo mund të ketë bërë gjithsej vetëm nëntë postime të sponsorizuara këtë vit, por pavarësisht kësaj ajo arriti të merrte në total 6.4 milionë pound, duke fituar një vend, me rëndësi në këtë listë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *