Vendosni fjalën kyçe....

Greqia përgatit ligjin e veçantë, 2000 euro shpërblim për çdo fëmijë të lindur nga 1 janari 2020


Një shpërblim prej 2,000 eurosh për çdo fëmijë të lindur në Greqi do të votohet në parlament, sapo ai të rinisë nga puna në janar, por nga ai do përfitojë çdo fëmijë i lindur nga 1 janari 2020.

Gjysma e parë e përfitimit, që arrin shumën prej 1.000 eurosh, do t’u shpërndahet menjëherë prindërve pa ndonjë aplikim të kërkuar, ndërsa pjesa tjetër e eurove do të paguhet gjashtë muaj pas lindjes së secilit fëmijë, shkruan ‘Ekathimerini’.

Fëmijët e lindur në Greqi nga qytetarë jo të Bashkimit Evropian në vitin 2020 dhe 2021 do të marrin gjithashtu përfitimin, me kusht që nëna të ketë qenë banore legale dhe e përhershme e Greqisë që nga viti 2012.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *