Vendosni fjalën kyçe....

Holanda ndryshon emrin, tani do e quajmë vetëm ‘Vendet e Ulëta’


Holanda ka vendosur të mos e mbajë më këtë emër, duke nisur prej janarit të 2020-ës.
Emri Holandë i referohet një rajoni në Vendet e Ulëta (Netherlands), por këta dy emra shpesh janë përdorur për të përshkruar vendin verior evropian.

The Independent shkruan se nga janari ky vend do të heqë zyrtarisht emrin “Holandë” nga të gjitha literaturat dhe materialet e marketingut, kështu që do të përmendet vetëm me emrin e tij zyrtar – Vendet e Ulëta.

Ndryshimi, që i kushtoi vendit 200,000 euro, është pjesë e një fushate më të gjerë për lançimin e imazhit të vendit.

Ku vendim vjen përpara se vendi të organizojë Konkursin e Këngëve në Eurovizion që këtë vit mbahet në Rotterdam dhe para se të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.

Logoja me tulipanin portokalli është hequr për t’u zëvendësuar me dy shkronjat NL, që duken si një tulipan i stilizuar, raporton “Dutch News”. Kjo logo është zbuluar muajin e kaluar nga ministri i Tregtisë i këtij vendi, Sigrid Kaag.

Holanda është vetëm një rajon i Vendeve të Ulëta, që përfshin qytetet e Amsterdamit, Roterdamit dhe Hagës.

Strategjia e re po përqendrohet në menaxhimin e turizmit, për të drejtuar vizitorët përtej kryeqytetit Amsterdam.

Në maj, bordi turistik i vendit tha që do të ndalonte në mënyrë aktive promovimin e Holandës si një destinacion turistik për shkak të shqetësimeve se qytetet e rajonit po bëhen të mbipopulluara, kryesisht kryeqyteti. Amsterdam në veçanti lufton me turizmin e tepruar, duke pranuar rreth 17 milion vizitorë në vit, krahasuar me vetëm 1 milion banorë që ka qyteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *