Vendosni fjalën kyçe....

Sharon Stone bllokohet nga aplikacioni për takime, menduan se është profil fals


Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga “Bumble”, një aplikacion për takime . Platforma në internet tha se kishte patur disa raportime se profili i aktores ishte i rremë.

Por mesa duket nuk qenka vërtet kështu.

“Hej @bumble, jam unë një përjashtim?”– shkroi aktorja në ‘Twitter’, pasi aplikacioni i bllokoi profilin. Mesa duket për disa njerëz ka qenë shumë e vështirë të besojnë se aktorja kishte nevojë për një aplikacion takimesh, për t’u njohur me një mashkull.

Pas këtij reagimi të Stone, BBC shkruan se aplikacioni ia ka zhbllokuar llogarinë aktores.

“Na besoni, ne patjetër që ju duam në koshere”– tha drejtorja editoriale, Clare O’Connor.

Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose diçka tjetër. Nëse dy përdorues e pëlqejnë njëri-tjetrin, ata “përputhen” dhe mund të fillojnë të komunikojnë. Por ndryshe nga aplikacionet e tjera, është gruaja ajo që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.

Sharon Stone është martuar dy herë, në fillim me producentin Michael Greenburg dhe më pas me gazetarin Phil Bronstein, me të cilin u nda në vitin 2004.

Në vitin 2014 ajo tha se ishte e gatshme për takime, por duket se edhe pas kaq shumë vitesh nuk e ka njohur ende njeriun ideal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *