Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin për çështjen e Teatrit Kombëtar, kërkesë institucioneve


Pas kërkesës së Kreu të Shtetit, Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me një shkresë 5 institucioneve nga të cilat kërkon që deri me datë 22 janar 2020 të shprehen lidhur me argumentet e tyre për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Kuvendit, këshillit të Ministrave si edhe Bashkisë së Tiranës.

Presidenti Ilir Meta ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Teatrin Kombëtar. Sipas tij ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është antikushtetues, ndërsa i vlerësoi si kriminale përpjekjet për shembjen e tij.

Ligjin për teatrin Presidenti e konsideroi një akt kriminal, në shkelje totale të kushtetutës dhe në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër sepse si asnjëherë më parë kryhet një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor.

BalkanWeb ka siguruar dokumentet e Gjykatës Kushtetuese drejtuar institucioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *