Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 11 kg kanabis në makinë, ndalohet 64-vjeçari në Xibrakë


Një person është kapur në flagrancë në fshatin Xibrakë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, policia rrugore ka ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit.

Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.

Njoftimi i plotë: 

Policia Rrugore e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor “Xibraku”.

Sekuestrohet rreth 11.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave të fundvitit për rritjen e kontrollit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë për të ushtruar veprimtari kriminale, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë organizuar punën për bllokimin e mjetit, duke finalizuar operacionin policor “Xibraku”.

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ne fshatin Xibrakë, shërbimet e Policisë rrugore kanë ndaluar automjetin tip Hyundai me drejtues shtetasin H. V., banues në fshatin Cfir të Ballshit. Nga kontrolli fizik i këtij automjeti, në bagazhin e tij, punonjësit e Policisë kanë gjetur e konstatuar 2 thasë të mbushur me lëndë narkotike bimore të llojit cannabis sattiva, me peshë totale 11.6 kg.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. V., 64 vjeç, banues në Ballsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 telefona celular dhe automjeti tip Hyundai në pronësi të shtetasit H. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *