Vendosni fjalën kyçe....

“Kosova e gatshme të heqë barrierat me Shqipërinë, askush s‘mund të flasë për kufijtë pa qenë edhe ne të pranishëm”


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Kosova është e gatshme të heqë të gjitha barrierat kufitare me Shqipërinë.

Ai tha në konferencën mbyllëse të fundit të vitit se e fton kryeministrin e Shqipërisë, Rama, të caktojë datën e heqjes së kufirit dhe doganës mes Tiranës e Prishtinës, shkruan Lajmi.net.

‘Kosova është e gatshme qysh sot që të heqë çdo barrierë kufitare me Shqipërinë.’ – tha presidenti i Kosovës.

Thaçi theksoi gjithashtu se askush nga liderët e vendeve fqinjë nuk mund të guxojë të diskutojë për kufijtë e Kosovës, nëse në përfaqësuesit e Prishtinës nuk janë të pranishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *