Ky lajm mund të tingëllojë si i marrë nga një film me buxhet të ulët, por së fundmi ka dalë se ish-bosi i Renault e Nissan, Carlos Ghosn, ka arritur të largohet nga Japonia duke u fshehur brenda instrumenti muzikor.
Arratisja e guximshme raportohet se u realizua me ndihmën e një grupi që u paraqit si bandë muzikore, të cilët duhej të performonin në një shfaqje në shtëpinë e Ghosn në Tokio, sipas MTV të Libanit.
Ata arritën ta fshehin Ghosn në instrumentet muzikore duke lënë me gisht në gojë policinë që ruantë shtëpinë e ish-bosit të kompanisë së makinave.
Ish-ekzekutivi akuzohet se ndikoi në humbjet mëdha financiare të Nissan ndërsa arriti të përfitonte masën arrest në shtëpi pasi pagoi një garanci prej 9 milionë dollarësh.