Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron ish-kreu i CIA-s: Do ketë amerikanë të vdekur, Irani mund të kryejë sulme terroriste


Vrasja e Qassem Soleimani-t, një prej udhëheqësve më të lartë ushtarakë të Iranit, ka përshkallëzuar tensionet midis SHBA-së dhe Iranit.

Pas vrasjes së gjeneralit Irani është betuar për hakmarrje. Ish-drejtori i përkohshëm i CIA-s, Michael Morell ka paralajmëruar për “CBS” se sulmi ndaj Soleimani do të sjellë vdekje të amerikanëve.

“Soleimani ishte një gjeni i lig, ai kishte shumë gjak amerikan në duar. Bota është një vend më i mirë pa të. Problemi është që vjen me një kosto shumë të lartë. Së pari do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë, si rezultat i kësaj. Ndoshta mund të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme në çdo vend ku Irani ka përfaqësuesit e tij, Iraku është vendi më i mundshëm, por edhe Libani, Bahrein, vendet e tjera në Lindjen e Mesme “- tha Morell.

Ish-drejtori i CIA-s thotë që Irani do ta humbiste betejën nëse ata përgjigjen me një sulm ushtarak ndaj forcave amerikane në rajon. Ai tha se mendon se përfaqësuesit e Iranit në të gjithë rajonin do të shkojnë pas civilëve, por kjo nuk është e gjitha.

“Në një kohë dhe vend që do e zgjedhin vetë, ata do të kryejnë sulme terroriste për të vrarë zyrtarë të lartë amerikanë. Dhe kjo mund të ndodhë kudo në botë”- thotë Morell.

Sipas tij, një sulm i tillë mund të ndodhë dhe në tokën amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *