Brad Pitt mori çmimin “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në ‘Golden Globes’, por kamerat u drejtuan te ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston.
Kur Pitt tha se donte të merrte me vete nënën e tij në ceremoni, Aniston buzëqeshi dhe gjatë gjithë fjalimit të tij kamerat u përqendruan tek ajo, edhe pse aktori me këtë deklaratë mohoi thashethemet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
My favorite part of Brad Pitt’s #goldenglobes acceptance speech is watching Jennifer Aniston’s face during it. pic.twitter.com/G5HHVKM2dy
— Alyssa Bailey (@alyssabailey) January 6, 2020
“Doja ta sillja nënën time në Golden Globes, por nuk mundem sepse çdo grua që qëndron pranë meje thonë se unë jam duke e takuar.”-tha Pitt, citon Elle.
Brad vuri pikat mbi “i” në një intervistë për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq, kur u pyet përsëri për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-partneren, Jennifer Aniston.
“Ajo është një shoqe e mirë”- u shpreh aktori. Por pavarësisht këtyre, reagimi i Aniston ndërsa Pitt merrte çmimin është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë komentojnë se ajo ndjen ende dashuri për ish-bashkëshortin.