Vendosni fjalën kyçe....

Kurti publikon emrat për 5 ministritë, i kërkon LDK-së të propozojë 5 emrat e tjerë


Para takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lideri i LV-së, Albin Kurti ka dalë me një video mesazh ku i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejtë. Kurti i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra ndërsa ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i propozojë pesë emra.

Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”-thotë Kurti ndër të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *