Një gjeneral i lartë në Iran thotë se vrasja e presidentit amerikan Donald Trump nuk do të ishte hakmarrje e mjaftueshme për vdekjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani.
“Zjarri i disa raketave, goditja e një baze apo edhe vrasja e Trump nuk është aq e vlefshme sa të kompensohet gjaku i dëshmorit Soleimani”- tha në televizionin shtetëror Gjeneral Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit të hapësirës ajrore të Gardës.
“E vetmja gjë që mund të kompensojë gjakun e tij është largimi i plotë i Amerikës nga rajoni.”– vijoi Hajizadeh.
Këto komente ai i bëri të hënën gjatë funeralit të Soleimani-t në Teheran, shkruan Daily Mail. Gjatë ceremonisë, udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei qau mbi arkivolin e Soleimani-t dhe bëri thirrje për hakmarrje. Vajza e gjeneralit të vrarë, Zeinab Soleimani gjatë një sulmi ajror gjithashtu paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin se “ditë të errëta” do të vijnë për të dyja vendet.