Policia e Shkodrës ka arrestuar 47-vjeçar, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj mikut të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku sipas policisë 47-vjeçari Gj.V. pas një konflikti me shtetasin me inicialet P.L. ka marrë armën dhe e ka qëlluar.
Ky i fundit ndodhej për vizitë tek banesa e GJ.V-së pasi ishin miq me njeri-tjetrin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës.
Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).”– thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në banesë GJ.V-së iu gjetën dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.