Vendosni fjalën kyçe....

Irani kërcënon se nëse SHBA hakmerret, do të sulmojë dhe Izraelin e Dubain

Irani ka kërcënuar se do të bombardojë Izraelin dhe Dubain nëse Shtetet e Bashkuara hakmarren për sulmin në dy bazat ajrore amerikane në Irak.

Teherani hodhi rreth 15 raketa balistike në dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane pas mesnatës, për t’u hakmarrë për sulmin që vrau të premten gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani.

Irani goditi bazën ajrore të Ayn al Asad në Irakun perëndimor që u vizitua nga Donald Trump në dhjetor të 2018-ës si dhe bazën e Erbilit.

Daily Mail shkruan se Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj rajonalë që të mos hakmerren për sulmin me raketa.

Garda e lëshoi ​​paralajmërimin përmes një deklarate për agjensinë shtetërore të lajmeve IRNA.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër”– tha Garda.

Një tjetër kanal televiziv i Gardës gjithashtu kërcënoi të bombardojë Dubain dhe Haifa-n në Izrael. Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.

Pentagoni thotë se raketat ishin ‘lëshuar qartë nga Irani’ për të synuar forcat ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Presidenti Donald Trump ka qenë i informuar për sulmet dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mbërritën në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas lajmeve për sulmet.

Raketat e përdorura në sulm sipas TV iranian, ishin raketa balistike Fatteh-110, të cilat kanë një interval prej 186 milje ose 300 km.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *