Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i autoriteteve nxjerr blof aktivistët: Zjarret në Australi të qëllimshme, jo nga ndryshimet klimatike


Autoritetet australiane kanë arrestuar më shumë se 180 persona për zjarrvënie në lidhje me zjarret që kanë prekur vendin, teksa aktivistë të ndryshëm po fajësojnë ndryshimet klimatike për zjarret.

Të 183 zjarrvënësit e dyshuar janë arrestuar që nga fillimi i sezonit të zjarrit të këtij viti, njoftojnë mediat australiane, duke shtuar se 29 zjarre u vunë me dashje në rajonin Shoalhaven në juglindje të New South Wales (NSW) në vetëm tre muaj.

Duke u mbështetur në të dhënat e ‘NSW Bureau of Crime and Statistics and Research’, mediat raportojnë se ‘183 persona janë akuzuar ose paralajmëruar për vepra të lidhura me zjarrvënien që nga 8 nëntori dhe 24 të arrestuar për vënien e qëllimshme të zjarreve.’

Shtrirja e zjarrvënies është e gjerë, pasi policia ka arrestuar persona për ndezjen e zjarreve në Queensland, NSW, Victoria, South Australia dhe Tasmania gjatë muajve të fundit, zbulojnë të dhënat e policisë.

Vetëm në Queensland, 101 persona janë arrestuar për shkak të zjarreve, 32 të rritur dhe 69 të mitur, vuri në dukje policia.

Ndërkohë, ativistë të ndryshëm kanë fajësuar ndryshimet klimatike për zjarret duke thënë se ato janë përgjegjëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *