Princi Harry dhe Meghan, dukesha e Sussex, po tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe planifikojnë të punojnë për tu bërë “të pavarur financiarisht”.
“Pas shumë muajve reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit”, shkruanin ata, duke sqaruar se shpresojnë të krijojnë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni.
Çifti zbuloi se ata planifikonin të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, ku do të krijonin hapësirë më të përshtatshme në rritjen e djalit.
Bashkë me djalin e tyre të vogël Archie, ata kaluan pushimet e fundit të Krishtlindjes në Kanada.
Të martën, ata vizituan shtëpinë e Kanadasë, në Londër, për të falënderuar zyrtarët për mikpritjen e treguar atyre.
“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një tranzicion këtë vit, duke filluar të krijojmë një rol të ri progresiv brenda këtij institucioni.
Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të ‘moshuar’ të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht gjatë viteve të fundit, ne ndjehemi të përgatitur për të bërë këtë rregullim.
Tani planifikojmë të balancojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës, Komonuelthit dhe patronazheve tona.
Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke siguruar gjithashtu familjen tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës.
Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhështinë e saj, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse.
Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.Duka dhe Dukesha e Sussex”, kanë shkruar ata në faqen zyrtare mbretërore.