Vendosni fjalën kyçe....

Kush është ish-inspektori që iu dogj sot makina, u pezullua nga detyra se “dekonspiroi operacionin”


Personi në foto është Edvin Gjyli, ish-inspektori i Krimeve të Rënda në policinë e Elbasanit të cilit iu dogj makina mbrëmjen e kaluar.

Gjyli nuk është emër i panjohur, për shkak të bujës së madhe që bëri pezullimi i tij nga detyra pasi së bashku me tre efektivë të tjerë u akuzua se nxorri sekretin hetimor të zbulimit të një arsenali armësh në Papës të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi një ditë pas zgjedhjeve lokale, ku policia zhvilloi një operacion duke zbuluar një arsenal armësh në një magazinë në Papër. Policia bllokoi 7 automatikë, 5 pistoleta, dylbi, fishekë dhe një automjet fuoristradë.

Pavarësisht se nuk kishte as një deklaratë zyrtare nga policia mbi këtë operacion, lajmi qarkulloi në media dhe më pas katër policisë u akuzuan për nxjerrje të sekretit hetimor duke dekonspiruar operacionin.

Efektivët e pezulluar janë: Bilal Semanaj, shef i Komisariatit të Cërrikut, Albion Xhitozi, shef i Krimeve në Komisariatin e Cërrikut, Edvin Gjyli, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit dhe Eduart Hasani, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *