Një ngjarje e rëndë është shënuar në Këlcyrë, ku një person ka gjetur vdekjen brenda në banesën e shkrumbuar nga flakët.
Incidenti ka ndodhur në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë ku një banesë ishte përfshirë nga flakët.
Një 82-vjeçar me inicialet S. D., që ka qenë brenda nuk ka mundur të dalë dot dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
“Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.