Mesfushori gjerman Toni Kroos, arriti të shënonte një gol të rrallë në fitoren 3-1 të Realit të Madridit ndaj Valencias në Superkupën spanjolle.
Goli i rrallë erdhi në minutën e 15-të të gjysmëfinales dhe u shënua nga një goditje këndi. Edhe pse portieri u përpoq mjat, nuk qe në gjendje që ta ndalonte goditjen fantastike.
Kroos e vërejti faktin që portieri kundërshtar ishte larg portës dhe e shfrytëzoi më së miri këtë gjë, për të shënuar një gol fantastik.
Ky ishte goli i parë i këtij lloji që madrilenët kanë shënuar që nga viti 1997, kur kroati Davor Suker shënonte ndaj Merida-s. Reali i Madridit do luajë në finalen e Superkupës me Barcelonën ose Atletikon e Madridit të dielën.