Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 15 magjistratë në detyrën e gjyqtarit kandidatët të cilët përfunduan shkollën e magjistraturës për periudhën 2018-2019.
Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:
- Znj. Erlanda Agaj;
- Z. Marko Boshku;
- Znj. Elisabeta Gjoni;
- Z. Klejda Çapja;
- Z. Artur Prenga;
- Z. Mirjan Mustafaj;
- Znj. Kostandina Kuro;
- Znj. Iva Zemani;
- Znj. Enisa Shahini;
- Znj. Ema Shaholli;
- Z. Shkëlzen Liçaj;
- Z. Xhevdet Lika;
- Z. Ligoraq Toshi;
- Z. Hazbi Balliu;
- Z. Florin Demollari.
Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…}dhe {…}.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.