Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Projekti i Turqisë për 500 banesat e reja në Laç gati në korrik


Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj është takuar me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, me të cilin kanë vendosur se kur do të përfundojnë procesin e rindërtimit të 500 banesave që Turqia ka marrë përsipër në Laç. Afati është vendosur në muajin korrik.

Ahmetaj thotë se ‘qyteza’ që do të ndërtojë Turqia në Laç nuk do të jetë vetëm një proces rindërtimi, por një pol i ri zhvillimi ekonomik dhe urbanistik që përfshin edhe Bashkinë e Thumanës si dhe shkollën e saj.

“Ndonëse është ende herët, puna ka filluar. Projekti mendohet të jetë rreth 500 banesa për qytetarët që humbën shtëpitë në Thumanë e Lac. Të shoqëruara me ambiente komerciale dhe dy ambiente publike për shkollën dhe ndërtesën e Bashkisë së Thumanës.

Siç e theksova, koncepti është përtej ndërtimit të emergjencës por një konceptim teknologjik dhe urbanistik që i mbijeton kohës. Në të njëjtën kohë do të jetë një risi që mund të kthehet në model për projektet e tjera.

Në të njëjtën kohë dua të nënvizoj që procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë, projekti ‘Toki’ pra projekti me Turqinë të përfundojë rreth muajit korrik.

Kjo na vendos ne Shqipërinë në presion të domosdoshëm të nevojës së qytetarëve për të ndjekur afatet bashkë me ministrin turk.”– thotë Ahmetaj.

Ministri shton se qëllimi i qeverisë është që në 2020-ën të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *