Me temperaturat që kanë shkuar deri në disa gradë nën zero në këto ditë të ftohta janari, ka ngrirë një pjesë e liqenit të Pukës.
Sipas bashkisë, përtej peizazhit mjaft të bukur që ofron liqeni përbën një rrezik të madh për fëmijët.
Përmes një njoftimi, Bashkia e Pukës u bën apel prindërve që të kenë kujdes dhe të mos i lënë fëmijët të bëjnë lojëra në sipërfaqen e akullt.
“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.
Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri”– shkruan bashkia e Pukës.