Vendosni fjalën kyçe....

Rreziku i zjarreve, Australia u kërkon çerek milionë banorëve të lënë banesat


Australia ka paralajmëruar gati një çerek milioni njerëz që të evakuohen nga shtëpitë e tyre të premten pasi autoritetet thanë se orët e ardhshme mund të jenë “shumë, shumë sfiduese” pavarësisht se po bie shi në disa pjesë të vendit.

Kryeministri Scott Morrison u tha gazetarëve se personeli i mbrojtjes ishte i gatshëm për t’u transferuar në fushat e zjarrit nëse kushtet bëhen ekstreme, pasi temperaturat e larta dhe erërat e çrregullta krijojnë kushte të rrezikshme.

“Edhe me shi në Melburn, edhe me kushte më të mira të parashikuara për javën e ardhshme, kemi një rrugë të gjatë përpara në këtë ngjarje të paprecedent zjarri … “– tha Daniel Andrews, Kryeministri i shtetit të Viktorias, citon Reuters.

“Orët e ardhshme do të jenë shumë, shumë sfiduese.”– shtoi ai.

Andrews u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në gatishmëri dhe të largohen nga komuniteti “nëse iu kërkohet”.

Më pas autoritetet kontaktuan 240,000 njerëz në Viktoria, duke u kërkuar atyre të largohen urgjentisht. Banorët në rajonet me rrezik të lartë në Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë e Jugut gjithashtu u nxitën të mendojnë për largimin, por nuk është zbuluar ende një shifër e saktë.

Që nga tetori, 27 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë vazhdimisht evakuohen për shkak të zjarreve masive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *