Vendosni fjalën kyçe....

“Ka kryer 8 shkelje” – Zbulohen çështjet për të cilat shumica kërkon shkarkimin e Metës


Sipas shumicës, presidenti Meta ka bërë 8 shkelje kushtetuese, për të cilat duhet shkarkuar.

Shumica pretendon se kreu i shtetit ka bërë 4 shkelje në rastin e Arta Vorpsit dhe 4 të tjera në emërimin e Marsida Xhaferllarit. A2 ka publikuar pyetjet që i janë nisur Komisionit të Venecias më 30 dhjetor 2019.

Çështjet drejtuar ekspertëve të Venecias lidhur me rastin e Arta Vorpsit janë:

  1. Presidenti ka cënuar të drejtat e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën
  2. Ka shkelur detyrimin kushtetues për të realizuar betimin e një gjyqtari kushtetues
  3. Ka cënuar funksionalitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese
  4. Ka cënuar të drejtat e subjekteve për një proces të rregullt kushtetues brenda afateve të arsyeshme

Lidhur me rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit, shumica ngre 4 çështje të tjera ku pretendon se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

  1. Ka dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin
  2. Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në proces kushtetues
  3. Ka ushtruar kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke i veshur vetes atribute të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  4. Ka cënuar të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjykimi kushtetues në kushtet kur do të gjykohen nga një gjyqtar kushtetues me mandat të paligjshëm

*(Foto Credit A2)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *