Sundimtari më jetëgjatë në pushtet në botën arabe, Sulltani i Omait, Qaboos bin Said, vdiq të premten në moshën 79 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Ai e mori pushtetin në vitin 1970, pas një grushti shteti ndaj të atit, me ndihmën e Britanisë së Madhe dhe e drejtoi vendin për 50 vjet me radhë duke e mbajtur në një shteg paqeje, larg konflikteve rajonale.
Qaboos bin Said u lind në Salalah në jug të Omanit në 1940 dhe ishte sulltani i tetë i Shtëpisë së Al Saidit.
Në të njëzetat, ai u shkollua në një akademi mbretërore ushtarake në Britani para se të kthehej në Oman. Djali i vetëm i Sulltanit Said bin Taimur, Qaboos-i, u bë sunduesi i vendit në vitin 1970.
Në Oman, sulltani mban postet e kryeministrit, komandantit suprem të forcave të armatosura, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Financave dhe ministrit të Jashtëm.