Vendosni fjalën kyçe....

Irani i kërkon ndjesë Ukrainës për avionin e rrëzuar: Përgjegjësit do përballen me drejtësinë


Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka ngushëlluar familjet e viktimave të avionit të rrëzuar dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të thelluar, pasi forcat e armatosura iranian pranuan se qëlluan aksidentalisht mjetin ajror ukrainas.

Edhe presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se autoritetet do e zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë. Ai i kërkoi ndjesë presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, lidhur me ngjarjen tragjike.

Rouhani shprehu ngushëllimet e tij për popullin ukrainas si dhe për të afërmit e viktimave, tha zyra e presidentit ukrainas në një deklaratë.

Teherani gjithashtu u zotua t’i jepte të gjithë ndihmën e nevojshme grupit të ekspertëve ukrainas që po hetonte rastin dhe premtoi se do të vinte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Zelensky përshëndeti pranimin e fajit nga Irani dhe tha se i hapte rrugë hetimit të mëtejshëm të çështjes. Ai gjithashtu tha se ai pret që Irani të bashkëpunonte plotësisht me Ukrainën në përputhje me ligjin ndërkombëtar


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *