Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit


Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, drejtorin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj.

Sipas trupës së vlerësimit, Merkaj i kalon të tre komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në asnjërin prej tre komponentëve nuk janë konstatuar probleme thelbësore. Eduart Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007 ndërsa nga janari i vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Ai ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *