Vendosni fjalën kyçe....

Papa në pension del kundër Papa Françeskut: Priftërimi dhe martesa s’mund të bëhen njëkohësisht


Papa në pension Benedikti XVI ka ka dalë në mbrojtje të rregullit për beqarinë e priftërinjve në Kishën Katolike, në një kohë kur pasardhësi i tij Papa Françesku po konsideron të lejojë burrat e martuar të shërbejnë si priftërinj.

Siç shkruan BBC, Papa Benedikti e bëri apelin përmes një libri, të cilin e ka shkruar së bashku me Kardinalin Robert Sarah.

Ky libër vjen si një përgjigje ndaj propozimit për të lejuar që burrat e martuar të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili u tërhoq në 2013-të, tha se ai nuk mund të heshtë për këtë çështje. Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë shekullore brenda Kishës ka “domethënie të madhe” sepse lejon që priftërinjtë të përqendrohen në detyrat e tyre.

92-vjeçari thotë se “nuk duket e mundur të realizohen të dy profesionet, priftërimi dhe martesa njëkohësisht”.

Për Papa Benediktin është një veprim i rrallë ndërhyrja në çështjet klerike, që kur dha dorëheqjen. Ai ishte papa i parë në gati 600 vjet, që vendosi të dorëhiqej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *