Vendosni fjalën kyçe....

“Megxit” dhe kriza në Familjen Mbretërore – Hollësitë e asaj që pritet të ndodhë sot


Sot përfundon afati prej 72 orësh i vendosur nga Mbretëresha Elisabeth për zgjidhjen e krizës në Familjen Mbretërore.

Ditët e fundit kanë qenë tejet të trazuara për oborrin mbretëror, pas njoftimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Harry e Meghan, “për të hequr dorë” nga familja dhe për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Takimi mes palëve, Mbretëresha, Princi Charles dhe ai William nga njëra anë dhe Dukës Harry nga ana tjetër do mbahet në Sandringham rreth orës 14:00.

Sipas ‘Daily Mail’, që citon burime të afërta me Familjen Mbretërore, arsyeja e vendimit të dyshes Harry-Meghan për t’u ndarë ka të bëjë me qëndrimin shpotitës të Princit William ndaj Meghan-it, ndërsa bashkëshorti i saj ‘zemërthyer’ po përpiqet të gjejë një marrëveshje abdikimi me gjyshen e tij 93-vjeçare.

Harry do paralajmërohet në samitin e sotëm me pengesa të jashtëzakonshme, që do të duhen muaj për t’u kapërcyer përpara se të mund të tërhiqet si nga pozicioni dhe të transferohet në Kanada, por Mbretëresha ka thënë se familja duhet të dalë me një ‘qëndrim të qartë’ për Dukën dhe Meghan-in, e cila është në Vankuver me djalin Archie.

Meghan-i mësohet se i ka thënë Harry-t se ajo duhet të largohej nga Familja Mbretërore vetëm 20 muaj pas martesës, duke fajësuar pjesërisht Williamin dhe duke i thënë burrit të saj gjatë Krishtlindjes: ‘Nuk po funksionon për mua’.

Një burim i ‘Times’ afër çiftit tha për Meghan-in: ‘Ajo dëshiron të largohet. Harry është nën presion të madh për të zgjedhur. Është e trishtë. Ai e do Mbretëreshën. Unë mendoj se ai do mbetet zemërthyer pas vendimit. Unë nuk mendoj se kjo është ajo që ai dëshiron vërtet.’

Ndihmësit kanë qenë duke punuar gjatë gjithë kohës për të dalë me një sërë opsionesh për çiftin, pas deklaratës së tyre për t’u larguar.

Familjarët janë zhgënjyer shumë nga vendimi i Harry-t për t’u tërhequr nga pozicioni i tij ‘pa menduar’ për William-i, me të cilin dikur ishte i pandashëm dhe familjen, zbuluan persona të brendshëm të familjes.

Të njëjtat burime kanë thënë se Princi Williame është i pikëlluar lidhur me vendimin e të vëllait duke thënë: ‘Unë e kam vënë krahun tim rreth vëllait gjatë gjithë jetës sonë dhe nuk mund ta bëj më këtë gjë. Ne jemi njësi të ndara. Jam i trishtuar për këtë. Gjithë çfarë mund të bëjmë është të përpiqemi t’i mbështesim ata dhe të shpresojmë se do vijë koha kur të jemi në të njëjtin ekip sërish’.

Samiti i sotëm i pashembullt do të shohë katër anëtarët më të moshuar të Familjes Mbretërore dhe ndihmësit e tyre më të afërt të ulen së bashku, me Meghan-in që pritet të marrë pjesë me anë të telefonit nga Kanadaja, ku ajo u largua të enjten.

Takimi do mbahet në Sandringham, një rezidencë më pak zyrtare se Buckingham Palace, duke ofruar privatësi në bisedimet kritike. Vendi është i nohur për William-in dhe Harry-n, pasi kanë qëndruar shpesh aty kur ishin fëmijë.

Mbretëresha Elisabeth sipas ‘Sunday Times’, që citon burime pranë  të familjes, është e vendosur të mos përsërisë gabimet e së kaluarës. Kështu pamëshirshmëria e heqjes së titullit të saj të Lartësisë Mbretërore ndaj Princeshës Diana, pasojat e së cilës vazhdojnë deri më sot, nuk ka të ngjarë të përsëritet me djalin e Princeshës dhe gruan e tij sot.

Në takim pritet të marrin pjesë këshilltarë nga secila palë, që kanë punuar me intensitet të lartë ditët e fundit për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Çfarë mund të thuhet deri tani lidhur me krizën në Familjen Mbretërore

  • Harry vendosi të tërhiqet nga roli i tij në Familjen Mbretërore ‘pa menduar’ për William-in dhe familjen e tij, me këtë të fundit që ka mbetur zemërthyer lidhur me marrëdhënien e ngushtë me të vëllanë e tij të vetëm, sipas personave të brendshëm;
  • Samiti i Sandringham-it do të fillojë në orën 14:00 në Mbretërinë e Bashkuar, që është ora 6 e mëngjesit në Vancouver, Kanada, kështu që Meghan do telefonojë për të mbështetur Harry-n;
  • Edhe pse Harry e Meghan-i do vendosen në Kanada, qëllimi i tyre përfundimtar është të kenë një shtëpi dhe biznes në Los Angeles, por vetëm pasi Donald Trump të mos jetë më President, thanë burimet.
  • Shoku i ngushtë i Harry-it, transmetuesi Tom Bradby, paralajmëroi që çifti mund të bënte një intervistë bombastike te Oprah Winfrey duke i thënë të gjitha nëse nuk do të marrin atë që kërkojnë dhe kjo mund të mos jetë një shfaqje e bukur;
  • I pyetur se si po e përballonte Mbretëresha Elisabeth krizën, nipi i saj, Peter Phillips, tha vetëm se ajo ishte mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *