Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca ndaj Bashës e dy zyrtarëve të tjerë për lobimin në fushatë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, nuk është i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dy zyrtarëve të lartë lidhur me çështjen e lobimit në SHBA.

Kryedemokrati akuzohet nga prokuroria për falsifikim formularësh, lidhur me kontratat e lobimit në SHBA në shumën e 675 mijë dollarëve.

Pjesë e dosjes janë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe shefi i financës , Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus dhe tashmë akuza e vetme që ka ngelur është ajo për falsifikim formularësh.

Treshja e prokurorëve Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako nuk kanë qenë të të njëjtit mendim për akuzat, me Hysenajn që ka kërkuar vijimin e hetimeve për lobim rus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *