Kryeministri Rama ka reaguar pas përfundimit të tryezës për Reformën Zgjedhore mes partive politike në vend.
Me anë të një statusi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se rikthimi i opozitës në tryezën e dialogut është i arsyeshëm dhe duhet përshëndetur.
Ndërsa thekson se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.
‘Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.’ – shkruan Rama në Twitter.