Dosja e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ka shkuar në gjykatë. Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj tij dhe e ka çuar atë për gjykim në Gjykatën e Tiranës.
Kajmaku akuzohet për falsifikim formulari, falsifikim dokumentesh dhe tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit.
Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku arriti në konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi nën emrin Jorgo Toto, gjë të cilën nuk e kishte deklaruar në formular.
Kajmaku është në kërkim nga policia ndërsa nuk dihet nëse është brenda vendit apo ka ikur jashtë pas nisjes së hetimeve nga prokuroria.
Denoncimi ndaj tij u bë fillimisht nga Partia Demokratike që publikoi dokumentet e marra në Greqi dhe pas kësaj, organi i akuzës nisi verifikimet ndaj Kajmakut.