Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri ironizon me PD-në: Ka bërë një një kthesë të madhe, kaloi nga ekstremizmi në kompromis


Pas përfundimit të mbledhjes së parë të Këshillit Politik, bashkërkyetari për Reformën në Zgjedhore, Damian Gjiknuri nuk ka lënë pa thumbuar Partinë Demokratike.

Gjiknuri e ka cilësuar një kthesë të madhe uljen në tryezë të PD-së duke thënë se kaloi nga qëndrimet ekstremiste në kompromisin me PS-në.

Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, çështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis”-deklaroi Gjiknuri.

Pothuaj një vit më parë, Partia Demokratike la mandatet e deputetëve në Parlament dhe nisi protestat në kundërshtim të veprimeve të mazhorancës dhe qeverisjes së saj.

Një nga arsyet madhore dhe argumentet e opozitës ishte dosja me përgjimet për blerjen e votave në Dibër ku ishte kapur edhe Damian Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *