Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Veprimet e pamatura amerikane shkaktuan fatkeqësi në Lindjen e Mesme


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se veprimet e pamatura të SHBA-së kanë shkaktuar fatkeqësi në rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke folur në degën e Institutit të Diplomacisë Shtetërore të Moskës në Tashkent, kryediplomati rus Lavrov tha se vendet si Iraku dhe Libia janë ndarë si pasojë e veprimeve të SHBA-së.

“Veprimet e pamatura të SHBA-së dhe aleatëve shkaktuan fatkeqësi në rajonin e Lindjes së Mesme”, deklaroi Lavrov, duke shtuar se edhe gjendja rreth Iranit është përkeqësuar.

Shefi i diplomacisë ruse po ashtu tha se SHBA po përpiqet të konkurrojë në mënyrë të padrejtë dhe po pengon aktivitetet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Duke shfrytëzuar sanksionet ilegale dhe duke keqpërdorur statusin e dollarit, SHBA po përpiqet t’ua imponojë shteteve të tjera vendimet e veta”, theksoi Lavrov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *