Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi kërcënon me veprime për mos propozimin e emrit të kryeministrit, Vetëvendosje: Do e propozojmë brenda afateve


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai raporton T7.

Nga ana tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet në një deklaratë për Gazetën Express të Kosovës së brenda afateve do bëhet dorëzimi i emrit për kryeministër.

Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë.

Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Synimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetarë të shprehur me 6 tetor 2019, përkatësisht themelimi i qeverisë, tash kur Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe me ç’rast ka zgjedhur kryesinë e re me në krye të këtij institucioni Glauk Konjufcën. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë Lëvizja VETËVENDOSJE! sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, është shprehur Manxhuka.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *