Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se shiti 12 miliardë fjalëkalime të vjedhura në internet, arrestohet i riu në Hollandë


Policia holandeze arrestoi sot një 22 vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura në internet.

“Të dhënat mund të jenë shkarkuar kundrejt pagesës”, deklaroi policia në qytetin Arnhem.

Policia nuk komentoi për llojin e saktë të të dhënave dhe nuk përshkroi se kush u prek nga kjo situatë, duke theksuar se hetimet janë ende në vazhdim.

Hetuesit holandezë bashkëpunuan më autoritetet gjermane, amerikane dhe britanike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *