Vendosni fjalën kyçe....

OSSH kontrolle në të gjithë vendin, 40 procedime në polici për vjedhjen e energjisë elektrike


Rikthehen procedimet për vjedhjen e energjisë elektrike në vend. 40 persona janë proceduar penalisht brenda muajit janar pas një kontrolli përmes 12 grupeve që po zhvillohet në të gjithë vendin nga Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, strukturë brenda Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A).

“Në fokus të punës është zbulimi i vjedhjes së energjisë elektrike dhe rikuperimi i humbjeve në sistemin shpërndarës”, deklaroi Armand Zhuka, drejtori i departamentit. Si rezultat i kontrolleve në muajin janar, janë zbuluar dhe proceduar 42 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike, përmes skemave të ndryshme, si furnizim me linjë të dytë, konsum energjia pa kontratë dhe ndërhyrje në matës.

10 abonentë rezultuan konsumatorë privatë, pra biznese. Bazuar mbi provat, abuzimi është kryer në bashkëpunim me elektricistët, por edhe në kushtet e neglizhencës, ndaj OSSH mori masa për 6 punonjës.
Struktura e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve është njësi e posaçme për realizimin e operacioneve në terren kundër abuzuesve me ligjin dhe nuk ka qëllim në vetvete procedimin (nga policia gjyqësore), por tashmë me miratim nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë), “faturimin” e kilovatëve të vjedhur/humbur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *