Vendosni fjalën kyçe....

“Jam ushtari yt”- Vëllai iu arrestua për drogë, shefi i policisë në Dibër i betohej për besnikëri ministrave në përgjimet e BILD-it


Nga operacioni i sotëm policor “Tranzit” nga 7 të arrestuarit ishte edhe vëllai i Shefit të Qarkullimit në Dibër Robert Aga.

Pas lajmit për arrestimin të të vëllait, u mësua se ishte pezulluar nga puna Robert Aga.

Emri i Robert Agës është i njohur pasi ishte mes personave në komunikimet për blerjen e votave në Dibër të publikuar nga gazeta gjermane Bild.

Robert Aga komunikonte me ministrat e qeverisë Rama si edhe me deputetin Ulsi Manja.

Ndër komunikimet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ai ndër të tjera i thotë se “jam ushtari jot (për Tahirin”).

Nga komunikimet e përgjimeve të BILD, Robert Aga është kallëzuar edhe nga PD-ja për shit-blerje votash si edhe ka akuza se zotëron parcela kanabisi në Dibër.

Gjithashtu në përgjimet e BILD, Robert Aga betohet se është një mbështetës i fortë i Partisë Socialiste.

Madje ai kërkon në komunikimet me deputetin Manja që të ndërrojë vendin e punës dhe të shkojë në Bulqizë.

Përgjimi i publikuar në gazetën Bild:

Xhemal Qefalia: Berti.

Shefi i Policisë, Dibër: Hë mo shoku im.

Xhemal Qefalia: Le të ruajnë më burrë, të të hajnë k***, të plasi bytha. Flamuri (Flamur Noka) është i detyruar të bëjë politikë po do i themi nesër: Ti s’ke punë me e përmend më atë.

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ai le të vijë e të kontrollojë ku ti dojë qejfi!

Xhemal Qefalia: Ku ka o vëllai, ku ka, c’ja fut kot. Ai mundohet me u justifiku, a merr vesh ti cfarë po bëhet brenda PD-së sot, janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit mo burrë po hajt. 

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, jo, u pata thënë unë, ma bini kartonin, si Messi që ia mban Barcelonës dhe fitoni.

Xhemal Qefalia: Ata ja fusin kot o vëlla se po të mos kishin vënë ty atje, nuk do kishin fituar. 

Shefi i Policisë, Dibër: Ej, unë jam pjesë e PS-së dhe nuk do ndryshoj për 1 milion vjet.

Xhemal Qefalia: Se vë në ndyshim o vëlla. Unë prandaj i thashë mbrëmë atyre, ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi i PS-së, nuk e besonin, ishte gjithë grupi parlamentar aty.

Shefi i Policisë, Dibër: Po në rregull, shyqyr që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër, e dija që është Gjiknuri aty.

Xhemal Qefalia: Pse, ti se dije që ishim ne atje?

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, jo, mendova se ishte… (Pjesa tjetër nuk kuptohet)

Xhemal Qefalia: Ishte Gramozi (Ruci) aty, edhe Rama ishte aty, të gjithë ishin aty. Edhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani (Gjiknuri) në fakt, edhe Blerina (Gjylameti) dhe i thashë: Ai duhet të kalojë, ju i keni q* nënën, e keni cuar atje, bën punë dhe këtej. I thashë dhe atij Ulsit (Manja) nqs kishte ndonjë kundërshtim. I thashë, mua më bënë punë dhe në Tiranë, se ku të jetë, të kryen punë.

Shefi i Policisë, Dibër: Shyqyr më cuan nga Bulqiza një herë.

Xhemal Qefalia: E pra e, të clodhesh i cikë.

Shefi i Policisë, Dibër: Kam nevojë të pushoj pak, sinqerisht.

Xhemal Qefalia: Ikën ato?

Shefi i Policisë, Dibër: Po, po. I përcolla, të lumtur.

Xhemal Qefalia: Po flas për drekën o vëlla.

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ne hëngrëm, se di cfarë bënë, koktejl apo drekë…

Xhemal Qefalia: Drekë, drekë.

Shefi i Policisë, Dibër: Mirë o shefi.

Xhemal Qefalia: Hajt o vëlla mos e caj trapin, të bëhet më e mira për ty. Mos e vrit mendjen. Ta tha dhe mbrëmë ai ty, mos ashtu gjë me ato.

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ai ma tha me zë të lartë e drejtë. Ma shpëlau gojën.

Xhemal Qefalia: Prandaj të them unë…

Shefi i Policisë, Dibër: Mirë, vëlla, hajde të përshëndes. Ciao.

Përgjimi nr. 3

Shefi i Policisë, Bert Aga: O vëllai im, si je?

Xhemal Qefalia: E, jam ul në një tavolinë kështu… Ku ke qef të shkosh ti, në Bulqizë? 

Shefi i Policisë, Bert Aga: Po.

Xhemal Qefalia: Mirë hajt! Ciao.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Kush të tha ty?

Xhemal Qefalia: Jam ul këtu me kryeministrin dhe me ministrat. 

Shefi i Policisë, Bert Aga: Jo, unë të garantoj se do bëj cfarë të doni ju.

Xhemal Qefalia: Se mos sjellim atë Ben (Keshin) aty, si thua?

Shefi i Policisë, Bert Aga: Po mirë. 

Xhemal Qefalia: Për kok tate po, a do foto nga tavolina jonë?

Shefi i Policisë, Bert Aga: Hajt mo burrë, do jesh me ndonjë dashnore aty…

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta nxjerr pak ministrin, foli se mi cave b***, foli. (Kthehet) Ej, foli cik këtij shokut tim nga komisariati. 

Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: Alo, o Berto!

Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirëmbrëma, si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Jo, të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale, nuk shkon.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Sinqerisht, më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë, faleminderit shumë për angazhimin. Je i madh.

Shefi i Policisë, Bert Aga: E kam detyrim. 

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thonë ata (opozita) se…

Shefi i Policisë, Bert Aga: Unë jam ushtari jot.

Xhemal Qefalia: Ke të fala edhe nga Ulsi Manja. Foli pak Ulsiut.

Ulsi Manja, deputeti socialist: Ku je mo vëlla?

Shefi i Policisë, Bert Aga: Cfarë bëre mo?

Ulsi Manja: Me kryeministrin.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Duhet të shkoj prap atje.

Ulsi Manja: Ku? 

Shefi i Policisë, Bert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam. 

Ulsi Manja: Ne thamë të shkosh më lart o burrë.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini, po unë e kam qejf atë…

Ulsi Manja: Tani, bisedo me Xhemalin se këtë e kam si Shefin e Sigurisë. Ne bëjmë llaf që të vish për ndonjë gjë më të madhe se mu më duken gjëra të vogla ato (Bulqiza).

Shefi i Policisë, Bert Aga: Mirë vëlla, mirë.

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në koherencë dhe merr një autorizim si kryetar Komisioni. 

Shefi i Policisë, Bert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Ej, Xhemalin nga Komisioni i Sigurisë. 

Shefi i Policisë, Bert Aga: Ai thotë, “Jam ushtari i Bertit, Berti ka qenë komandanti im.”

Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. 

Xhemal Qefalia: Hë mo ti, se më cave trapin.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Po si more më nxjerr Ministrin (e Brendshëm) ashtu në telefon, o kokë k***?

Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im o burrë, mos më caj k*** mu. A do të të nxjerr Ramën, ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë, Bert Aga: Po leje mo vëlla. Po atë dokumentin..

Xhemal Qefalia: A je shoku im ti? Cfarë të duash.

Shefi i Policisë, Bert Aga: Kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vëlla, ciao. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *