Vendosni fjalën kyçe....

Balla publikon shkrimin e The Times për Bashën: Hetim Britanik për dosjen 675 mijë dollarë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka shpërndarë shkrimin e gazetës britanike për hetimin e dosjes kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për financimet e fushatës së tij.

The Times në shkrimin me titull “Abuzimi i firmave fantazmë tregon se Mbretëria e Bashkuar nuk është serioze për reformën” shkruan se kompania SLP është në zemër të një hetimi mbi krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës në Shqipëri, i cili e shkeli këtë rregull i pandërshkuar”.

Më tej The Times shkruan se “SLP në qendër të skandalit politik në Shqipëri është Biniatta Trade e regjistruar nga Edinburg. Në vitin 2018 në regjistrat publikë rezulton të jenë paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të zotit Basha. Zoti Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj u mbyll vitin e kaluar, pa u identifikuar kurrë një pronar i vërtetë i saj

Vetëm disa ditë më parë Gjykata në Shqipëri pushoi çështjen ndaj Partisë Demokratike dhe të akuzuarve, pasi provat e paraqitura nuk përbënin fakt penal për shkak se nuk ekzistonte një kontrate me Biniatta Trade.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *