Një person ka qëlluar me pistoletë sot rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias”, në Kashar. Policia ka shoqëruar një të dyshuar me inicialet E.B në komisariatin nr.6, i cili akuzohet se ka qëlluar me një pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij Z.B.
Mendohet se konflikti mes dy kushërinjve është me motive pronësie. Policia ka sekuestruar armën manovër me të cilën E. B ka kryer qitjen, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.