Një sulm raketor ka ndodhur sot në një kamp stërvitje ushtarake në Jemen, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 80 ushtarë. Dhjetra të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa zyrtarët kanë deklaruar se numri i viktimave mund të rritet.
BBC shkruan se kampi, ndodhet rreth 170 km (105 milje) në lindje të kryeqytetit, Sanaa. Sulmi synoi një xhami në kampin ushtarak, ku njerëzit ishin mbledhur për lutje.
Qeveria e Jemenit ka fajësuar rebelët Houthi për sulmin, por këta s’kanë marrë përgjegjësi për sulmin.
Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, e dënoi sulmin duke e quajtur atë si një “sulm frikacak”.
Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që përshkallëzoi në mars 2015, kur rebelët Houthi morën kontrollin në pjesën më të madhe të perëndimit të vendit dhe detyruan Presidentin Hadi të ikte jashtë vendit.
Në gusht të vitit të kaluar, rebelët Houthi filluan një sulm me raketa ndaj një sfilate ushtarake në Jemen, duke vrarë të paktën 32 njerëz.