Udhëheqësit që u mblodhën në Berlin për bisedimet e paqes në Libi u përpoqën të bënin një foto ë grup, po ajo u vonua pasi kishte ‘humbur’ presidenti rus, Putin.
Momenti i çuditshëm ‘ku është Putini?’ u kap në video, ndërsa udhëheqësit e tjerë po shihnin me sy ku kishte humbur kreu i shtetit rus.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dukej veçanërisht e shqetësuar nga mungesa e Putinit, duke u kthyer për ta kërkuar disa herë.
Presidenti francez Macron më pas iu bashkua kontrollit, duke shikuar lart e poshtë për të gjetur Putinin. Megjithatë kjo nuk zgjati shumë pasi presidenti rus erdhi bashkë me kryeministrin italian Conte.
Bisedimet në Berlin kanë për qëllim sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm në luftën civile në Libi, e cila ka qenë e ashpër mes Qeverisë së Akordit Komëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara të kryesuar nga kryeministri Fayez al-Sarraj dhe një qeveri rivale e udhëhequr nga Gjeneral Khalifa Haftar dhe Ushtria Kombëtare Libiane.