Vendosni fjalën kyçe....

Rebelët Houthi sulmojnë me dron kampin ushtarak në Jemen, vriten 87 ushtarë


Numri i vdekjeve nga një sulm ajror nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në një kamp ushtarak qeveritar në Jemen perëndimore ka arritur 87, thanë burimet ushtarake të dielën.

Për sulmin u përdor një dron që goditi një kamp në qytetin e Marib-it, sipas burimeve ushtarake nga qeveria. Rreth 30 persona u plagosën gjithashtu në sulm.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, tha se sulmi Houthi shënjestroi xhaminë e kampit, tregon mungesën e vullnetit për paqe nga ana e rebelëve.

Një burim nga Spitali Shtetëror Marib-it, i cili kërkoi të mos emërohej për shkak të kufizimeve për të folur në media, i tha Anadolu Agency se shumica e të vdekurve ishin ushtarë që ishin goditur ndërsa pushonin.

Nga ana tjetër 23 rebelë Houthi dhe tre ushtarë jemenas u vranë të shtunën në përleshjet në kryeqytetin, Sanaa.

Jemeni është goditur nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore për të mbështetur qeverinë zyrtare të Jemenit.

Që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas besohet të jenë vrarë e plagosur në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë rrezikohen nga uria, sipas Kombeve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *